JOQ Albania
Home

Kryebashkiaku “i bardhë” 7 mln lekë tender për të luftuar Koronaviruse të ndryshëm
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09/03/2020 12:02

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme është zyrtarizuar lajmi se në Shqipëri ka rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit 1 person i ka ardhur nga Italia. E gjithë botë po vuan ndaj këtij virusi që ka marrë mijëra jetë njerëzish në shtete të ndryshme të botës. Shumë vende dhe shumë institucione shkencore po punojnë për të gjetur një ilaç kundër këtij virusi dhe akoma nuk kanë arritur që të gjejnë diçka të saktë që ta shërojë këtë sëmundje.

Por mesa duket zgjidhjen kundër këtij virusi e ka gjetur Bashkia e Bulqizës me në krye Lefter Allën.

Mund të duket për të qeshur, por këtë fakt e tregon tenderi i hapur nga kjo bashki para disa ditësh.

Objekti i tenderit i hapur me 5 mars është “Blerje agjent antimikrobikë efektive kundër coronaviruseve të ndryshëm për nevoja të shkollave, çerdheve dhe institucioneve në varësi”.

Në specifkimet e tenderit thuhet që agjentët antimikrobikë kundër coronavirusit janë: Etanoli, Hipoklorit Natriumi dhe Formaladehide. Përkatësisht sasia e kërkuar për etanolin është 600 flakon me nga 1 litër, për hipoklorit natriumin është janë kërkuar 1000 bidona 1 litrorshe dhe 70 bidona 4 litrorshe për formaladehidet.

Fituesi i këtij tenderi është shpallur pas një dite dhe ajo është kompania “Sinani Trading” që do të përfitojë rreth 7 milionë lekë për ofrimin e këtyre ilaçeve.

Një fakt që bie në sy është se në tender thuhet kundër koronaviruse të ndryshme, pra sipas Bashkisë së Bulqizë, nuk është vetëm një virus i ashtuquajtur coronavirus, por janë shumë coronaviruse të ndryshëm.

Por lind pyetja sesi arritën ta gjenin zgjidhjen ndaj këtij ilaçi, punonjësit e kësaj bashkie, kur akoma nuk ka arritur ta gjejë asnjë shtet i huaj?

Në cilat gjetje u bazuan që kërkuan pikërisht këtë agjentë antimikrobikë për të luftuar këtë virus?

Mos kryebashkiaku Alla ka qenë në efektin e ndonjë substance kur ka kërkuar që të bëhet ky tender?