JOQ Albania
Home

Ka lindur me sindromën ‘Pierre Robin’, kjo vogëlushe ka nevojë ndihmën e gjithë shqiptarëve
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03/03/2020 23:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një apel për ndihmë ka ardhur në redaksinë e JOQ Albania. Një vogëlushe ka nevojë për ndihmën e gjithë shqiptarëve, kudo që janë.

Si tregon i afërmi që ka shkruar pranë redaksisë së JOQ Albania vogëlushja me emrin Ajlin ka lindur me sindromën ‘Pierre Robin’ dhe se gjendja e saj po përkeqësohet më shumë nga dita në ditë.

Familjarët e kanë të pamundur kurimin e saj sepse janë pa para, pa shtëpi. Ishin në shtëpi me qira dhe atë e paguante nëna e vajzës.

Pas kësaj që po ndodh me vajzën e saj, nëna e Ajlinës së vogël nuk është mirë. Më poshtë po sjellim edhe të dhënat të cilat do t’u vinë në ndihmë për të dhuruar sa të mundeni për të voglën.

Ndaj kush të mundet ta ndihmojë këtë vajzë të vogël, pasi ajo ka shumë nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve kudo që janë.