Studimi: Njerëzit që vishen me të zeza duken më inteligjentë, tërheqës dhe të besueshëm

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.02.2020, 20:33

Një studim i ri ka zbuluar rezultate interesante për të gjithë ata që vishen me të zeza.

Në studimin ku morën pjesë mbi 1.000 persona, të cilët u pyetën për veshjet e tyre, rezultoi se të vishesh me të zeza të bën të dukesh më inteligjent, tërheqës dhe person të besueshëm në sytë e të tjerëve.

BrightSide ka renditur edhe disa arsye se pse në gardërobën tuaj duhet të mbani edhe veshje të zeza.

Ngjyra e zezë tregon inteligjencë

Sondazhi u krye nga Buyshirtonline, një kompani që shet bluza dhe këmisha me bazë në SHBA. Studiuesit iu treguan pjesëmarrësve të sondazhit foto pothuajse identike të disa personazheve të njohur, ku e vetmja gjë që u ndryshua ishte ngjyra e këmishës që mbanin veshur.

Studimi që u quajt "Perceptimi i ngjyrës" u kërkoi pjesëmarrësve të ndajnë se cilat ngjyra lidhen me tipare të caktuara, sipas mendimit të tyre. Sipas rezultateve të hulumtimit, e zeza krijoi epërsi mbi ngjyrat e tjera në çdo kategori pozitive, që përfshin seksualitetin, besueshmërinë dhe inteligjencën.

Sipas hulumtimit, ngjyra rozë shoqërohej me të gjitha llojet e konotacioneve negative. Vetëm 5% e pjesëmarrësve thanë që njerëzit inteligjentë mund të vishen me veshje ngjyrë rozë.

Përveç të zezës, të anketuarit përzgjodhën edhe ngjyrën blu, të bardhën dhe jeshilen, si shenjë treguese të inteligjencës.

E zeza është ngjyra perfekte për të krijuar impresionet e para

Studimi gjithashtu zbuloi se e zeza është ngjyra ideale për t'u veshur nëse dëshironi t'i bëni përshtypje dikujt, pa u dukur vulgarë ose të "uritur" për vëmendje. 66% e femrave të anketuara thanë se e zeza ishte ngjyra më tërheqëse tek një burrë, ndërsa 48% e meshkujve u shprehën se pëlqejnë më shumë femrat e veshura me të zeza.

Portokallia dhe e verdha ju bëjnë të dukeni më pak të besueshëm

Nga ana tjetër, ngjyrat që vështirë se lidheshin me besimin, tërheqjen dhe inteligjencën ishin portokallia, e verdha, jeshilja dhe kafja. Portokallia ishte ngjyra e fundit që të anketuarit e përzgjodhën si "të sigurt" për të treguar besueshmëri te një person.

E zeza dhe e kuqja janë dy ngjyrat më seksi

Sipas studimit, e kuqja dhe e zeza u konsideruan si dy ngjyrat më sesi. Mirëpo e kuqja ishte treguese edhe e "arrogancës", ndërsa e zeza përfaqësonte tipare më "pozitive", veçanërisht kur bëhet fjalë për karakteristika negative si arroganca. Si rezultat, njerëzit kanë tendencë të krijojnë më shumë mendime pozitive për dikë që vishet me të zeza, sesa dikë që vishet me ngjyra të tjera.

Burimi: BrightSide|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit