JOQ Albania
Home

Në ditën e 6 të grevës së urisë, naftëtari: Kërkojmë pagat, në të kundërt s’dalim të gjallë nga këtu
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18/02/2020 15:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të ishte naftëtar dikur ishte një punë e nderuar, në vitin 2020 një naftëtar vuan për një copë buke. Sot është dita e 6 grevës së urisë për punonjësit e nënstacionit të Poçemit.

Shumë prej tyre janë në gjendje të rënduar shëndetësore, por ata kanë thënë se nuk do të heqin dorë deri sa të marrin pagat që u takojnë.

Disa prej tyre janë shprehur se do të shkojnë deri në fund deri në sakrifikimin e jetës së tyre. Njëri trej tyre ka thënë:

Kemi 27 rroga pa marrë, askush nuk është kujtuar për ne. Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj greve. Se hajdutëria dhe makutëria janë dy motra shumë të këqija. Kur këto bashkohen na del qeveria.”

Ndërsa një tjetër ka thënë:

Kërkojmë pagat e prapambetura dhe vazhdimësinë e punës. Në të kundërt nuk dalim të gjallë nga këtu.”