JOQ Albania
Home

“Më gërrvishe furgonin”/ Përleshje masive mes shoferëve në Tiranë, policia nuk i mban dot
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18/02/2020 10:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një përleshje masive ka ndodhur vetëm pak minuta më parë në zonën e Selitës në Tiranë.

Një aksident i lehtë mes një furgoni dhe një makinë është bërë pasojë e një sherri, mes drejtuesve të dy mjeteve dhe disa personave të tjerë. Sipas dëshmisë së një qytetari për redaksinë e JOQ ALBANIA, personat që lëviznin me furgon donin të godisnin drejtuesin e makinës.

Përleshja ishte e madhe dhe në fillim kanë ndërhyrë vetëm dy efektivë policie. Sipas dëshmitarit edhe efektivët janë goditur nga personat që ishin në furgon.

Siç shihet edhe nga pamjet situata ishte tepër e rënduar.

Është dashur ndërhyrja e shumë forcave policie që situata të normalizohej.

Qytetari shkruan:

Te ura e selites. Ishin godit dy makina, nje fugon me kta t zinjt me nje pasat. Dhe kta t zinjt po benin debat e donin t godisnin personin qe i kishte kapur pak fugonin. N momentin qe erdhi policia, po i ndante ata filluan t perlesheshin me policin. Derisa u shtua nr i policeve dhe i kapen sepse n fillim ata e sulmuan picin dy prej tyre vun dor mbi policat."