Marash Kumbulla po zhvillon paraqitje të jashtëzakonshme me Veronën, teksa në vetëm gjysmë sezoni në Serie A po i mahnit të gjithë.
Napoli ishte në garë të fortë për të marrë shërbimet e mbrojtësit shqiptar, por sipas mediave italiane, e ardhmja e këtij të fundit pritet të jetë diku tjetër.
Futbollisti 20-vjeçar me shumë mundësi do të ndjekë në verën e ardhshme rrugën që të çon në Milano, atje ku do të veshë fanellën e Interit.
Madje kjo ishte edhe arsyeja përse Kumbulla refuzoi Napolin, duke pëlqyer kështu më tepër zikaltrit.
Këta të fundit e kërkuan shqiptarin në janar, ndërsa vetë presidenti i Veronës është takuar me drejtuesit e Interit.
Priten zhvillime të reja në merkaton e verës...