JOQ Albania
Home

Koronavirusi, ndërron jetë drejtori i spitalit në Wuhan
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 17/02/2020 21:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtori i një spitali në qytetin kinez të prekur nga koronavirusi, Wuhan, ka vdekur pasi u infektua nga sëmundja vdekjeprurëse. Bëhet me dije se ai luftoi për të mposhtur virusin, por nuk ia doli.

Liu Zhiming, drejtori i Spitalit Wuchang, vdiq dje sipas gazetës zyrtare të Partisë Komuniste Kineze, The People Daily.

Ata gjithashtu raportuan se ai është drejtori i parë i spitalit që vdiq nga virusi.

Gazeta Red Star News raportoi se Liu "sakrifikoi" për të fituar betejën kundër virusit dhe dikush tha se drejtori i spitalit kishte qenë gjithmonë një njeri i shëndetshëm dhe se ai ishte i befasuar nga lajmet.

Ky lajm vjen disa javë pas vdekjes së Dr Li Wenliang në një spital tjetër, Spitalin Qendror Wuhan.

Organizata Botërore e Shëndetit ka cituar: "Ne jemi shumë të pikëlluar nga vdekja e Dr Li Wenliang. Të gjithë duhet të festojmë punën që ai bëri për virusin".

Li, një okulist 34-vjeçar në Spitalin Qendror Wuhan, kishte ndarë shqetësimet e tij në të njëjtën ditë që autoritetet kineze konfirmuan se po hetonin 27 raste të sëmundjes virale.

Burimi: nzherald |Përktheu dhe përshtati: joq-albania