JOQ Albania
Home

Aksidenti i furgonit të policisë, familjari i efektivit: Ishin në punë deri në 2 të mëngjesit, në 5 u urdhëruan të transportonin të dënuarit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/02/2020 21:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident u regjistrua paraditen e sotme në aksin Tepelenë-Mallakastër, në afërsi të fshatit Qesarat.

Në aksident u përfshi një furgon i Policisë së Burgjeve, i cili u përplas me një automjet tjetër.

Nga përplasja mbeti i plagosur një prej efektivëve të Policisë së Burgjeve, i cili ndodhej brenda furgonit së bashku me disa efektivë të tjerë.

Ata po transportonin tre të burgosur, ndërsa e efektivi i plagosur u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Gjirokastrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarja ka reaguar edhe familjari i një prej efektivëve të policisë që u përfshinë në aksident.

Ai ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se punonjësit e policisë që po transportonin të burgosurit kanë qenë në shërbim deri në orën dy të mëngjesit.

Qytetari thotë se vetëm tre orë pasi mbyllën shërbimin, ata janë nisur për të transportuar dy të dënuarit drejt Sarandës, pasi u urdhëruan nga eprorët e tyre.

Ata janë detyruar të udhëtojnë nga Korça drejt Sarandës vetëm me tre orë pushim, duke qenë pa gjumë.

Familjari i efektivit dënon ashpër vendimin e eprorëve, duke theksuar se ata nuk interesohen aspak mbi shëndetin e policëve të thjeshtë, të cilët duhet t'u nënshtrohen urdhrave të tyre.

Mesazhi i plotë:

Persh JOQ ALbania. po te shkruaj si nje familjar i ketyre policeve te mjer qe kjo qeveri kerkon ti leri lapidar rrugeve te shqiperis ! Ky shofer dhe keta polic qe kane pesuar aksident sot deri ne 2 te mengjesit kane qene me sherbim ne korce pasi jane kthyer prej andej vetem me 3 ore pushim ne oren 5 te mengjesit po keta polic jane nisur per ne sarad me urdher te eproreve te tyre dhe situata perfundoi ne kete menyre por mund te perfundonte dhe shume me tragjikisht.ju lutem bejni publike se keto gjera qe bejn keta eprore te vene nga personalisht ngushtesisht edvin krimileni dhe atyre sju ben pershtypje as jeta e as shendeti i ketyre policeve te mjer qe skan cbejn tjer vecse tju nenshtrohen urdhrave te tyre totalit te padrejt . Do ju lutesha ta publikoni . Faleminderit"