JOQ Albania
Home

Zhduket në rrethana misterioze vogëlushi 4-vjeçar në Tiranë, babai: Ju përgjërohem më ndihmoni ta gjejmë!
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/02/2020 21:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një fëmijë 4-vjeçar është zhdukur në rrethana në mënyrë misterioze, në rrethana ende të paqarta.

Babai i tij ka kontaktuar në redaksinë e JOQ Albania, ku kërkon ndihmën e të gjithë atyre që mund ta kenë parë të birin, ose mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në Shkozë, ndërsa ai shprehet se e ka denoncuar zhdukjen e të birit në polici.

Ai shprehet se në momentin që i biri është zhdukur, ka qenë jashtë shtëpisë, ndërsa vetë shprehet se ka qenë në punë.

Apeli i babait:

Prsh joq. Me ka humbur djali sot nga dreka rreth ores  2 😞 mosha esht 4 vjeq do ju kisha lut me zemer ta shperndanit ne faqen tuaj sepse do me ndimonit shum do ju lej dhe nr e kontaktit 0684264053. Ju lutem me ndihmoni ju pergjerohem t gjith atyre qe din dicka per djalin te kontaktojn. Jam shum i tronditur kerkoj ndihmen tuaj. Kam qen ne pune kur humbi djali, kishte dal jasht shtepise m tha gruaja nuk e di se ca i ka ndodh. Ju lutem  dhe njehere ju pergjerohem bejeni publike se nuk dim asgj per te 🙁 Flm"