‘Pranojeni këtë ndihmë në shenjë miqësie’, Serbia i dhuron Shqipërisë 2 milionë euro

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.02.2020, 17:46

Pas Greqisë dhe Italisë, edhe Serbia ka dhënë donacionet e saj në kuadër të konferencës që po mbahet në Bruksel 'Together for Albania'. Shumë shtete kanë dhuruar miliona euro për t'i ardhur në ndihmë Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit që la pasoja të mëdha.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić gjatë fjalës së saj ka bërë me dije se Serbia do t'i dhurojë 2 milionë euro grante Shqipërisë në procesin e rindërtimit.

Brnabić shtoi më tej që Shqipëria ta pranojë këtë ndihmë në shenjë miqësie dhe të mbështetjes së Serbisë, pikërisht në momentin kur partnerët ndodhen në nevojë.

Ajo tha gjatë fjalës së saj në konferencën në Bruksel:

2 milionë euro grant për Shqipërinë dhe do të mbetemi të gatshëm të mbështesim më tej Shqipërinë në përpjekjen e saj për rindërtimin. Ju lutem pranojeni këtë ndihmë, në shenjë miqësie të mbështetjes sonë kur partnerët tanë janë në nevojë, dhe një angazhim për të ardhmen tonë të përbashkët.

Kujtojmë që Greqia dhuroi 2.5 milionë euro dhe premtoi ndërtimin e 200 shtëpive në Shqipëri. Nga ana tjetër, Italia dhuroi plot 65 milionë euro për të prekurit nga tërmeti.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit