JOQ Albania
Home

Loja e vajzës u kushton rëndë prindërve, 2 mijë euro përfundojnë në tualet
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/02/2020 13:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Loja e një dy vjeçareje i ka kushtuar shtrenjtë një familjeje në provincën e Como-s në Itali. Dy vjeçarja, duke përfituar nga shpërqëndrimi i prindërve, ka rrëmbyer nga tavolina tufën me kartëmonedha të mbetura në tryezë një shumë prej më shumë se 2000 euro.

Më pas e vogla i ka hedhur në tualet, duke mos harruar të shtypë as shkarkuesin.

Image

Nëna dhe babai, kur kuptuan se çfarë kishte bërë vajza e vogël, në përpjekje për të rikuperuar paratë, u detyruan të thërrasin zjarrfikësen. Zjarrfikësit, kur arritën në shtëpi, së pari u përpoqën të shihnin nëse ka mbetur në tualet ndonjë kartmonedhë dhe menjëherë pas kësaj, ata filluan të kërkojnë pusetat në rrugë.

Pas shumë kërkimesh, zjarrfikësit arritën të gjejnë vetëm 900 euro.

Image

***

Burimi: Fanpage| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA