JOQ Albania
Home

Çifti vë duart në kokë pasi shikojnë foshnjen në ekografi
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/02/2020 12:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua, e cila pritet të bëhet nënë, është habitur dhe deri diku, edhe trembur, pasi ka parë ekografinë e foshnjës që mban në mitër. Në ekografi, e cila është bërë teksa gruaja ka qenë 20 javëshe shtatzënë, foshnja shikon në mënyrë shumë të çuditshme.

Fair play, that does look a bit like a devil baby. Credit: Kennedy News and Media

Jo Greer, nga Playmouth, Devon, thotë se nuk u besonte syve pasi pa atë që dukej në ekografi. Ajo është thuajse në gjysmën e shtatzënisë dhe në ato pak foto që ka nga ekografitë, bebushi i saj duket i frikshëm.

Gruaja, e cila është instruktore fitnesi, shprehet se ajo dhe partneri i saj, Clint Jones fillimisht ishin shumë të emocionuar, por gjithçka ndryshoi pasi vunë re këto detaje në eko.

Peekaboo. Credit: SWNS

34-vjeçarja tha:

Ishte e frikshme, u shokova pak. Unë dhe partneri im pamë njëri-tjetrin dhe më pas qeshëm. Siç na kanë thënë deri më tani, nuk ka asnjë gjë jo normale, apo që nuk shkon me foshnjën. Mjekët janë shprehur se është shumë e rrallë që një fetus të shikojë nga kamera. Do ta ruajmë me shumë kujdes këtë foto dhe do t'ia vëmë në kartolinën e ditëlindjes së 18-të, për të bërë shaka me të”.

Mum Shocked As Baby Stares At Camera In 'Creepy' 20-Week Scan

***

Burimi: LadBible|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania