JOQ Albania
Home

Shkoi në banjë publike pasi u kthye nga Kina, Kim Jong Un ekzekuton zyrtarin e lartë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/02/2020 15:09

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një zyrtar i Koresë së Veriut është ekzekutuar nga autoritetet, pasi shkoi në një banjë publike në vend që të qëndronte në karantinë, pas vizitës që zhvilloi në Kinë.

North Korean Premier Kim Jae Ryon, right top, has a meeting at the emergency anti-epidemic headquarter in Pyongyang, North Korea, yeterday

Sipas mediave të Koresë së Jugut, zyrtari i lartë u arrestua dhe qëllua menjëherë pasi sipas, autoriteteve koreanoveriore rrezikoi të përhapte koronavirusin duke vizituar banjat termike.

Zyrtari i tregtisë ishte vendosur në izolim pas vizitës në Kinë, kjo edhe pse lideri Kim Jong Un ka vendosur masa të forta sigurie, pas përhapjes së virusit.

A health worker in protective gear carries a disinfectant spray can on their way to inspect arrivals at Pyongyang Airport in North Korea

Koreja e Veriut ende nuk ka konfirmuar asnjë rast të prekur nga koronavirusi dhe ka marrë masa drastike për të penguar përhapjen e tij në kufi me Kinën.

***

Burimi: DailyMail|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania