JOQ Albania
Home

“Çmendet” Mayweather: Dua të ndeshem me Khabib dhe McGregor në të njëjtën ditë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/02/2020 23:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndeshja e Floyd Mayweather në vitin 2017 me Conor McGregor ishte padyshim një nga netët me fitimet më stratosferike në historinë e sporteve luftarake.

Së fundmi, sipas komenteve të bëra nga Mayweather, një rimeç është një mundësi reale, por mund të jetë në një shkallë për të cilën bota sportive as që e ka imagjinuar.

Kjo për shkak se Mayweather ngriti një ide të bujshme për shefin e UFC, Dana White, që do ta përfshijë atë të luftojë ndaj McGregor, por njëkohësisht dhe Khabib Nurmagomedov në të njëjtën ditë.

Mayweather dëshiron të ndeshet me dy nga emrat më të mëdhenj në MMA në të njëjtën periudhë 24-orëshe. Se sa do realizohet kjo dëshirë e amerikanit... mbetet për t'u parë.