Një lajm i trishtë vjen nga Brazili. Legjenda e futbollit, Pele, është duke kaluar një moment të vështirë në jetën e tij.
I ndikuar nga gjendja e tij jo e mirë shëndetësore, braziliani ka rënë në depresion dhe nuk dëshiron të shfaqet në publik. Kjo gjë është konfirmuar nga djali i tij Edinjo.
Ai tha:
Pas një transplanti, ai është i brishtë sa i përket lëvizjes. Kjo i shkakton atij një depresion të caktuar, sepse ai nuk mund të ecë mirë, vihet në siklet, sepse nuk dëshirojnë ta shohin në atë gjendje. Në përgjithësi, duke marrë parasysh moshën, ai po shkon mirë, por ai nuk mund të ecë normalisht. Ai ecën vetëm me ndihmën e një shoqëruesi.
Madje mund të them se është përmirësuar, sepse më parë mund të lëvizte vetëm me karrige me rrota. Ai gjithmonë ka qenë një figurë imponuese, ndërsa sot lufton që të ecë. Kjo e frikëson atë, e vë në siklet. Ai ende ka vështirësi të lëvizë , për këtë arsye ai nuk dëshiron të dalë, të shihet. Praktikisht është gjithmonë në shtëpi dhe jeton pothuajse i tërhequr ”.