Prej disa ditësh, në vend ka nisur Operacioni Forca e Ligjit, i njohur ndryshe si "OFL", që sipas qeverisë synon të kapë "peshq të mëdhenj".
Megjithatë, përtej pritshmërive dhe mega-propagandës së bërë lidhur me operacionin, deri më tani s'kemi parë asnjë "peshk të madh" në rrjetën e policisë, por vetëm cironka.
Për më tepër, qytetarë të shumtë kanë denoncuar edhe terrorin që po ushtrohet ndaj tyre nga OFL-ja, e cila më tepër se luftë ndaj krimit përngjan me një "show" dhe zhurmë të madhe.
Lidhur me OFL-në, një qytetar ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon se kush janë ata që po e vuajnë më tepër "show-n" e rradhës.
Ai rrëfen historinë e mikut të tij, që punon në emigracion në të zezë, i cili ka blerë një makinë, por frikësohet se mos i sekuestrohet nga policia.
Për shkak se ai rezulton i papunë në Shqipëri, nëse kapet nga policia, ai nuk mund ta justifikojë dot blerjen e makinës.
Qytetari shprehet se gjithmonë është populli i thjeshtë që e pëson, dhe nuk ka asnjë dallim edhe me OFL-në.
Ai i bën thirrje shqiptarëve që të bëjnë diçka për të ndryshuar këtë situatë.
Mesazhi i plotë: