JOQ Albania
Home

Ibrës nuk i intereson përmbysja: Ky Inter nuk e fiton dot kampionatin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 10/02/2020 10:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi përmbysi mbrëmjen e djeshme 4-2 Milanin mes spektaklit, por Zlatan Ibrahimoviç sërish është i mendimit se zikaltërit nuk janë një skuadër e fortë.

Sulmuesi suedez, është pyetur pas ndeshjes nëse Interi mund ta fitojë apo Scudetton dhe ai ka qenë i prerë në përgjigjen e tij.

Ibra tha:

Në pjesën e parë ishim gati perfektë, por në të dytën u zhdukëm nga fusha. Padyshim që ndikoi mungesa e eksperiencës. Duhet të rikthehemi menjëherë dhe të lemë pas këtë ndeshje. A mundet Interi të fitojë Scudetton? Jo!”