Milani dhe Interi luajnë pas pak, me fillim nga ora 20:45 derbin e Milanos,, ndeshje e vlefshme për javën e 23-të të Serisë A. Ndeshja do të shihet me tepër interes, pasi nëse zikaltrit arrijnë që të fitojnë, atëherë marrin vendin e parë në krye.
Milani nga ana tjetër kërkon të afrohet me europën dhe fitorja do i bënte shumë punë. Ndeshja e sotme pritet me një interes të lartë nga tifozët, kjo për shkak edhe të blerjeve të reja nga të dyja skuadrat.
“San Siro” do të jetë i mbushur plotë e përplotë dhe tifozët do të presin të shohin në fushë përballjen Eriksen – Ibrahimovic, dy blerjet e reja për të dyja skuadrat.
Në videot e postuara në rrjetet sociale duket atmosfera e krijuar e tifozëve kuqezinj të Milanit para hyrjes në stadium. “Curva SUD” ka ndezur atmosferën në maksimum, ndërsa akoma më të zjarrtë janë edhe tifozët e Interit të cilët luajnë si pritës sonte.