Spal po kalon një moment të keq në Serinë A dhe drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë për një trajner të ri në stolin e tyre.
Humbja e sotme në kampionat kundër Sasuolos duket se i ka dhënë fund durimit të klubit me trajnerin aktual dhe tashmë është gati pasuesi i tij.
Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, Xhani De Biasi shihet si favorit për të marrë postin e trajnerit te Spal, teksa konkurent do të ketë edhe Delio Rossin, që më parë ka trajnuar skuadra si Fiorentina, Atalanta apo edhe Lazio.
Spal po shqyrton profilin e ish-trajnerit të Kombëtares shqiptare, por objektivi mbijetesë mbetet misioni vështirë për t’u përmbushur.
Megjithatë, nëse De Biasi hedh firmën në kontratë me klubin italian do të kishte edhe një ribashkim me një prej lojtarëve që po ai vetë e zbuloi, Etrit Berishën.