JOQ Albania
Home

Vëllai i Pablo Escobar sjell smartfonin më të ri: Do vrasim Samsung!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06/02/2020 12:25

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vëllai i bosit të drogës Pablo Escobar ka prezantuar një smartfon të ri me reklamat në televizion që tregojnë modele me veshje intime. Ato thyenin telefona samsung me vare dhe shëtisnin me një karrocë supermarketi.

Roberto de Jesus Escobar Gaviria e cilëson telefonin e tij të ri si vrasësi i vërtetë i Samsungut dhe luan jo pak me emrin e njohur të vëllait trafikant droge. Në reklamë thuhet:

Pusho në paqe Samsung. Pablo fiton gjithnjë”.

Një nga reklamat mban edhe një foto të lordit kolumbian të drogës në një nga telefonët. Ai madje ka rekrutuar ish menaxherin e fushatës së Donald Trump, Corey Levandovski, dhe prezantuesin televiziv Kris Hansen, për të mbështetur fushatën.

Ky është telefoni i dytë që Roberto prezanton duke përdorur emrin e të atit si një mjet shitjeje. Pablo Escobar ishte shefi i kartelit mizor Medellin që dikur kontrollonte 80 për qind të të gjithë kokainës të trafikuar në SHBA.

Ai u qëllua për vdekje nga policia në 1993 në qytetin e tij, në Kolumbi. Në dhjetor, Roberto Escobar prezantoi Fold 1 në përvjetorin e 28 të vdekjes së vëllait. Aparati me sistem android, i palosshëm, ka një ekran 7.8 inç dhe po ashtu ka ekran me taç dhe dy vende për karta sim.

*****

Burimi: MondoFox|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania