Po bënte shtanga me gurin në qafë, shtangisti nga Përmeti sa nuk “ha kokën”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.02.2020, 11:53

Një video sa për të qeshur, edhe mjaft serioze ka mbërritur sëfundmi pranë JOQ.al. Në të duket një burrë, i cili qëndron në buzë të një prej ndarjeve të banjave të Bënjës në llixhat e Përmetit.

Ai mban në shpinë një gur të madh dhe me të ulet e ngrihet disa herë, duke të lënë të kuptosh se po mundohet të bëjë shtanga. Burri shihet duke u argëtuar në ujërat e ngrohta dhe në kohën e mirë që e ka shoqëruar në këtë ditë që ai ka zgjedhur për t'a kaluar ndryshe.

Mirëpo, një moment, teksa tenton të ulë gurin me peshë të madhe që mban në kurriz, ai humbet ekuilibrin dhe bie nga ndarja në formë tarace, në të cilën është duke qëndruar. Për fat të mirë, guri qëndron në vend dhe nuk bie poshtë tij.

Nëse guri do të kishte rënë dhe do ta kishte zënë poshtë, kjo nuk do të ishe më një video plotë humor e një ushtrimi të shkuar keq, por do të ishte kthyer në një tragjedi me pasoja të rënda.

Qytetari që ka dërguar pamjet pranë JOQ.al bën me dije se videoja është regjistruar para një jave dhe se personi në fjalë është ish-shtangist nga Përmeti.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit