ARRSH-ja i jep një tender prej 180 milionë lekësh vëllait të ish-kryetarit të Bashkisë Mallakastër

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.02.2020, 15:49

Autoriteti Rrugor Shqiptar është një nga institucionet shtetërore ku tenderat e saj kapin vlerën e miliarda lekëve. Ku më i diskutuari dhe që përfundoj edhe në prokurori ishtë tenderi për “Unazën e Re”.Por ARRSH-ja po tenton të bëjë sërish “telebingo” me tenderat që po jep për rikonstruksionin e urave që janë shpallur si të rrezikshme.

Edhe pse në dy vitet e fundit janë shkarkuar dy drejtorë, mesa duket ky institucion është si sëmundje ngjitëse për të gjithë drejtorët.

Tenderi më i fundit i shpallur me objekt “Rikonstruksion i Ures së Kaludhit” kap shifrën e 180 milionë lekëve. Një shifër shumë e majmë kjo për një rikonstruksion, pasi me këtë shifër “ Ura e Kaludhit” mund të bëhëj nga e para. Edhe pse “ Ura e Kaludhit” mund të jetë e rëndësishme për zonën e Përmetit, ka ura të tjera në Shqipëri që janë në gjendjë më të keqë dhe që kanë një densitet më të madh makinash, siç është “ Ura e Tapizës” e cila është mjaft e rëndësishme për zonën e Veriut.

Por përveç se është një shifër mjaft e lartë, ajo çfarë bie në sy është kompania fituese e këtij tenderi “ SHKËLQIMI 07”, e cila është në pronësi të Shkëlqim Kapllanajt, i cili është vëllai i ish-kryetarit të Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj. Por një fakt që vërehët në kompanitë garuese është se ka garuar edhe kompania “ Kevin Konstruksion” e cili menaxhohet nga vëllai i Safet Gjicit.

Por përveç rikonstruksionit të “ Urës së Kaludhit”, një tjetër urë që pritet të bëhën ndërhyrje është edhe “ Ura e Dragotit”.

Në tenderin e publikuar nga Agjencia e Prokurimit Publik, ARRSH-ja ka vendosur një fond limit prej 150 milion lekësh për këtë urë. Fitues të këtij tenderi janë shpallur “ Sireta 2F dhe Euro-Alb”, me një fond prej 92 milionë lekësh. Për vetëm rikonstruksionin e dy urave, ARRSH-ja do të shpenzojë një shifër prej 272 milion lekësh. Ajo çfarë vërehet nga kërkimi tek APP-ja është se në seksionin ku shpallen fituesin e tenderave, këto dy tendera nuk janë publikuar, por janë publikuar vetëm në buletinin e 30 dhjetorit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit