RTSH bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve, 42 milion lekë për një faqe webi

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.02.2020, 12:02

Shumë qytetarë ankohen se pse duhet të paguajnë çdo muaj një taksë prej 100 lekësh për Televizion publik shqiptar( RTSH), kur shumica e tyre nuk e ndjekin këtë stacion. Asnjeherë qytetarëve nuk u është bërë transparente se për çfarë harxhohen këta para dhe se për çfarë i përdor RTSH-ja këto para. Në një përpjekje për ta rimodeluar webin e ri të RTSH-së, i cili është ndryshuar para pak vitesh dhe që nuk ka shumë lexues, madje shumë qytetarë nuk e dinë nëse ekziston ky web.

Drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi ka firmosur një tender me objekt “krijimin e web-it të ri për RTSH-në” dhe që do të dizenjohet për 15 ditë dhe që është fituar nga Kompania “ADVAN TECH”. Sipas dokumentave të bëra publike nga Agjencia e Prokurimit Publik, fondi për këtë tender do jetë rreth 42 milionë lekë edhe pse fondi limit ishte 37 milionë lekë. Mjafton një kërkim i thjeshtë në internet sesa kushton krijimi i një faqeje profesionale web-i dhe çmimet variojnë nga 200 dollare deri në 10.000 dollarë, por RTSH-ja do të shpenzojë katërfishin e maksimales që kushton për të ndërtuar një web të ri.

Ajo çfarë vërehet nga ky tender është se afati për të ndërtuar këtë ëeb të ri që nga momenti i lidhjes së kontratës me fituesin është 15 dite. Fituesi është bërë publik që prej datës 8 janar, ndërsa jemi në fillim të shkurtit dhe në webin e RTSH-së nuk shihet asnjë ndryshim.

Por ky nuk është i vetmi problem në këtë tender, pasi proçedura që është zgjedhur për fituesin e tenderit ka qënë “ Kërkesë më propozim”, pra nuk ka pasur një garë për këtë tender. Si shumë institucione të tjera shtetërore edhe RTSH-ja nuk tregohet transparente me lekët që i vijnë nga taksapaguesit shqiptar. RTSH-ja i cili është një institucion i cili është krijuar për të bërë transperëncën e tri pushteteve, harron të jetë vetë transparent.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit