JOQ Albania
Home

Transgjinorë, gishtat e italianëve e shumë të tjera, këto do të jenë emojit e reja që do të shtohen
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30/01/2020 9:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një gamë e gjerë emojish të reja po bëhen gati të vendosen në telefonat tuaj. Bëhet fjalë për plotë 117 emoji, shumica e të cilave kanë për të qenë vërtetë fantastike.

Image

Disa prej tyre janë kërkuar nga vetë përdoruesit, e shumë të tjera mezi priten prej kohësh dhe është krijuar domosdoshmëri për t'i pasur në smartfon. Njëri, i cili është cilësuar edhe si më i veçantë, quhet “Pinched Fingers” dhe ka të bëjë me shenjën e dorës që tundet me dy gishta të kapur mes tyre. Bëhet fjalë për një shprehje tipike të popullit italian.

Gjithashtu do të ketë emoji ninxha, i cili, pa dyshim që do të vijë në varietet ngjyrash dhe veshjesh, për të përfaqësuar të gjithë entitetet. Disa shprehen se të preferuarat e tyre janë njerëzit që përqafohen, apo qeni që qëndron ulur dhe bën një fytyrë pikëlluese, ose “njeriu që ta shpif”.

Image

Cilat do të jenë emojit e reja? I gjeni në videon e mëposhtme dhe me siguri që do t'ju pëlqejnë.

***

Burimi: LadBible|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania