Ditën e sotme policia konfirmoi se Jak Prenga i marrë peng disa ditë më parë në Kamëz, ka ndërruar jetë gjatë kohës që po transportohej për në resortin ku do të mbahej.
49-vjeçari, si pasojë e goditjeve të marra gjatë rrëmbimit dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në resortin e vëllezërve Hajri, të cilët kryen pengmarrjen dhe më pas vrasjen.
Së fundmi është zbardhur edhe fotografia e 49-vjeçarit. Dyshohet se pengmarrja e tij është bërë për pazare të prishura të drogës nga vëllezërit e viktimës dhe pronarëve të resortit luksoz.
Mësohet se po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Prengës, por deri më tani asgjë nuk dihet.
Ndërkohë familjarët shprehen se Prenga nuk ka pasur asnjë konflikt me askënd, dhe se autorët duhet të vihen përpara drejtësisë.