Dy shofer dhe 19 udhëtarë kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në mes një autobusi dhe një automobili në afërsi të pikës kufitare Tabanoc.
Sipas MPB-së aksidenti ka ndodhur mbrëmë në orën 21:50 në vendkalimin kufitar Tabanoc, para unazës për në Kriva Pallankë mes autobusit “krafter”me targa të Kumanovës i drejtuar nga N.A. (39) nga Kumanova dhe një automjeti motorik “BMW” me targa nacionale bullgare, i drejtuar nga N.M. (28) nga Kumanova.
Policia informon se 19 udhëtarët dhe shoferët kanë marrë lëndime të lehta, pas së cilës janë dërguar në Spitalin e përgjithshëm për ndihmë mjekësore.
Njësiti i SPB Kumanovë ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes.