Një rast i dhunës në familje ka ndodhur të hënën në pjesën jugore të Mitrovicës.
Policia në Mitrovicë raporton se ka arrestuar një person si i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nuses së djalit të tij, transmeton JOQ Kosova.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.