Dy ditë më parë e gjithë bota u trondit nga aksidenti që i mori jetën Koby Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare.
Në helikopterin që u rrëzua në kodrat e Kalifornisë humbën jetën 9 persona. Disa nga viktimat janë nxjerrë nga helikopteri i shkrumbuar, por ende nuk janë identifikuar se kujt i përkasin. Autoritetet i thanë Los Angeles Times se procesi mund të vazhdojë për disa ditë.
Ndërkohë që ekspertët ndodhen ende në vendin ku ra avioni në mënyrë që të bëjnë zbulime të tjera për trupat e viktimave, një pjesë e të cilëve janë karbonizuar pasi mjeti shpërtheu në flakë pasi goditi tokën.
Bryant humbi jetën dy ditë më parë në një aksident ajror pasi helikopteri i tij u rrëzua.
Nga përplasja nuk pati të mbijetuar. Në bordin e helikopterit ishte dhe një prej vajzave, 13 vjeçe, të lojtarit të LA Lakers. Pjesë e viktimave ishte edhe familja Altobelli, ku ndërruan jetë, John, Keri dhe vajza e tyre Alyssa. Viktimat e tjera ishin, piloti Ara Zobayan, Sarah dhe Payton Chester.
Burimi: The Sun | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA