Dy ditë më parë e gjithë bota u trondit nga aksidenti që i mori jetën Koby Bryant dhe vajzës së tij 13-vjeçare.
Në helikopterin që u rrëzua në kodrat e Kalifornisë humbën jetën 9 persona. Pjesë e viktimave ishe edhe familja Altobelli, ku ndërruan jetë, John, Keri dhe vajza e tyre Alyssa.
Çifti ka lënë pas dy fëmijë të tjerë. John ishte trajneri i skuadrës së bejsbollit Orange Coast Collage. Ai ka qenë trajneri i këtij ekipi për 23 sezone me radhë.
Midis viktimave ishte edhe Christina Mauser, e cila ishte trajnere e një ekipi basketbolli të një shkolle fillore.
Ajo ishte gjithashtu një asistente e trajnerit për ekipin e basketbollit Mamba Academy të Gianna Bryant, një punë që ia kishte zgjedhur vetë Kobe për ta bërë.
Viktimat e tjera ishin, piloti Ara Zobayan, Sarah dhe Payton Chester.
Burimi: CNN | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA