RAI3 publikon raportin sekret: Prodhimi i kanabisit në Shqipëri u rrit me mbi 1200%.

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.01.2020, 07:41

Radio Televizioni Italina Rai 3 në ediconin qëndror të lajmeve të orës 19.00 të datës 27 janar 2020 i ka kushtuar vëmendje Shqipërisë me një kronikë speciale të realizuar nga gazetari Valerio Cataldi, i cili nuk e ka për herë të parë që trajton këto tema.

Spikerja e nis kronikën e zezë mbi Shqipërinë duke thënë:

Nis sot udhëtimi ynë sot në Shqipëri që është gjithmonë e më shumë në darën e narkotrafikantëve. Vendi në portat e Italisë dhe Europës, është në tratativa për të hyrë në Bashkimin Europian, një shpresë më shumë për shoqërinë civile për tu çliruar nga makthi i kriminalitetit."

Shqipëria gjithnjë e më shumë në kthetrat e narkotrafikantëve. Ky vend në kufi me Italinë e Europën e në përpjekje për të hyrë në Bashkimin Europian, gjë që do t'i jepje një shpresë më shumë shoqërisë civile për të shpëtuar nga inkubi i kriminaliteti. Aty citohet drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj që u ka thënë gazetarëve se operacioni i nisur në vitin 2014 ka për synim që të shfarosë totalisht kultivimin e drogës.

Në kronikë thuhet:

Janë 100 mijë rrënjë të fshehura në fusha të vogla të fshehura në male. Një lloj kanabisi i importuar nga Vietnami, i modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të drogës"

Sipas reportazhit të RAI3 në Shqipëri është rikthyer prodhimi i kanabis. Nga një vit më parë prodhimi ka pësuar një tregues në rritje me mbi 1200%.

E dëshmojnë fotografitë nga ajri e të përfshira në një raport sekret të Policisë i siguruar nga RAI3. Janë gjetur mbi 100 mijë bimë kanabis të kultivuara në platancione të vogla e të fshehura mes malesh. Janë bimë të ulëta të importuara nga Vietnami e të modifikuar gjenetikisht për të pasur një përqindje të lartë të përbërësve aktivë.

Giacomo Cataldi, prokuror i Leçes, thotë se nëpërmjet trafiqeve të sasive të mëdha të marijuanës ku Shqipëria është një nga prodhueset më të mëdha, mafia shqiptare ka vendosur pasuri të frikshme.

Kronika e plotë:

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit