Shqipëria e parafundit për përdorimin e internetit, shqiptarët e përdorin për të parë filma

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 28.01.2020, 01:45

Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit (të paktën në tre muajt e fundit). Sipas Eurostat, në Bashkimin Europian përdorimi i internetit nga e njëjta grupmoshë përllogaritet të jetë 87%, rreth 18 pikë më shumë krahasuar me Shqipërinë.

Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në anketën e përdorimit të teknologjisë së informacionit, aktivitetet kryesore që kryhen nga shqiptarët nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit” që janë pyetur kërkimi i informacionit për mallrat dhe shërbimet (për 50,2 % të përdoruesve të internetit), marrjen ose dërgimin e e-mail-eve (32,5 %) dhe për të parë filma në internet (live ose të ruajtura online 38,2 %), raporton monitor.

Në ndryshim, pjesa më e madhe e europianëve (75%) janë përgjigjur se më së shumti e përdorin internetin për të marrë ose dërguar e-mail-e, ndërsa në vende të dytë renditet kërkimi i informacionit, i ndjekur nga dërgimi i mesazheve, apo i të lexuarit të shtypit. Gjithashtu pjesa më e madhe e europianëve kanë deklaruar se e përdorën internetin për të veprime e lehtësira bankare (58%), për të marrë pjesë në rrjetet sociale (57%), për të kërkuar informacion shëndetësor (55%), për të dëgjuar muzikë (53%) dhe telefonikë ose thirrje video. (52%).

Ku përdoret më shumë interneti në Europë, Shqipëria lë pas vetëm Bullgarinë

Interneti gjen një përdorim të gjerë në vendet e Bashkimit Europian, por rekordi në 2019-n është shënuar në Islandë, ku thuajse 100% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit që është kryer pyetësori.

Po ashtu, përqindja ka qenë shumë e lartë në vendet si Zvicra dhe Danimarka me përkatësisht 97% të anketuarve që kanë deklaruar se janë përdorues, ndjekur nga Norvegjia dhe Suedia me 98%.

Janë vlerësuar me 90% të përdoruesve të anketuarit në vende e Europës Perëndimore si: Spanja, Gjermania, Finlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Luksemburgu.

Nga ana tjetër, përdorimi i internetit është vlerësuar si më i ulëti në vendet e Europës Lindore, ku rekordi më i ulët është regjistruar në Bullgari, ku vetëm 68% e të anketuarve në moshën 16-75 vjeç kishin përdorur internetin në 3 muajt e fundit qe janë pyetur. Më pas renditet Shqipëria me 68.6% të përdoruesve, Rumania me 74%.

Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia përdorimi i internetit ishte përkatësisht 76% në të dyja vendet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit