Analisti politik Fatmir Sheholli është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka konfirmuar vet Sheholli i cili ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet ftesës, raporton JOQ Kosova.
“Po është e vërtetë se kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale. Atje do të shkoj dhe do t’i mbrojë vlerat dhe dinjitetin e Republikës së Kosovës në çfarëdo cilësie që jam ftuar”, ka thënë ai.
I pyetur se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo dëshmitarit, Sheholli ka thënë se në Hagë do të sqarohen të gjitha.
Ndryshe, kohëve të fundit Gjykata Speciale i ka shpeshtuar ftesat, duke shkuar gati në 300 numri i të ftuarve.