Gjykata e Sarandës ka vendosur urdhër mbrojtjeje për 2 fëmijët e Elisabeta Mitës dhe ka vendosur për largimin nga banesa të bashkëjetuesit Arjan Mekollari.
Ancnews mëson se fëmijët, vajza nga martesa e parë dhe djali me ish- bashkëjetuesin Mekollari janë marrë nga prindërit e 41- vjeçares që banojnë në Fier.
Gjyqtarja vendosi sot që fëmijët të jenë në kujdestarinë e familjes së 41- vjeçares, të cilët do të zhvendosen nga Fieri dhe do të banojnë në banesën me qira të vajzës së tyre në Sarandë, për arsye se vajza është në shkollë.
Ndërkohë 41-vjeçarja Elisabeta Mita është lënë në burg nga Gjykata e Sarandës, pasi ndaj saj rëndojnë akuzat e dhunës së vazhdueshme ndaj vajzës së saj 13 vjeçe.
Dhuna psikologjike dhe fizike e 41-vjeçares u publikua në një emision investigativ disa ditë më parë ku më pas ndaj Mitës.