Rama i jep oligarkut Rrok Gjoka 6 mln euro në janar për rrugën e Arbrit, 30 mln euro vetëm më 2019

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 25.01.2020, 19:13

Kryeministri mund të heqë pa probleme nga qarkullimi të gjitha investimet e huaja, apo të shtyjë pafund rritjen e pagave e pensioneve. Vetëm një gjë mos prisni nga Rama: Të vonojë dhënien e parave për oligarkët klientë të tij, që nuk kanë lënë punë publike pa marrë. Rrok Gjoka ka marrë për 2019 mbi 30 milionë euro për rrugën e Arbrit, duke vënë në dyshim faktin se përse i japim me koncension rrugët, kur pagesa nga buxheti është e shpejtë. Përfitojnë vetëm kupola qeverisëse dhe oligarkët.

Edi Rama mund të heqë pa probleme nga qarkullimi të gjitha investimet e huaja, apo të shtyjë pafund rritjen e pagave e pensioneve dhe të bllokojë investimet në arsim dhe shëndetësi, raporton pamfleti.

Por vetëm një gjë mos prisni nga kryeministri ynë: Të vonojë qoftë dhe për pak dhënien e parave për oligarkët klientë të tij që nuk kanë lënë punë publike pa marrë, duke shmangur çdo garë dhe duke përfituar miliona euro pa asnjë rival.

Rasti më tipik është Rrok Gjoka dhe kompania e tij që kanë marrë pa garë ndërtimin e rrugës së Arbrit, që garanton lidhjen mes Tiranës, Matit, Dibrës dhe deri në Maqedoninë e Veriut. Pra do afrojë më shumë me bregdetin banorët e këtyre zonave.

Më konkretisht, është ekzekutuar transaksioni/situacioni i III për Koncesionin Përmirësim, Ndërtim, Operim dhe Mirëmbajtje të Rrugës së Arbërit. Në datën 27 dhjetor 2019 Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka urdhëruar një pagesë prej 630 000 000 lekë të reja ose afërisht 6 milionë euro në favor të Koncesionarit “Gjoka”. Ky transaksion është vonuar nga Thesari i shtetit 20 ditë për t’u bërë aktiv dhe i ekzekutueshëm vetëm në datën 17 Janar 2020.

Ky është situacioni i tretë për këtë koncesion i cili deri tani ka marrë nga buxheti i shtetit tre situacione me vlerë totale prej 3 407 483 647 Lekë vetëm për vitin 2019. Me këtë total paraje të përfituar nga Buxheti i Shtetit shoqëria Koncesionare “Gjoka 87”, është subjekti me vlerën më të lartë të përfituar nga thesari i shtetit për pagesa të urdhëruara në vitin 2019.

Shyrja nga thesari i dhënies së këtyre parave për oligarkun klient të Ramës është bërë në kushtet kur Rrok Gjoka në janar të vitit të kaluar kishte marrë nga buxheti i shtetit afërsisht 20 milionë euro, ndërsa më 4 dhjetor të 2019 afërisht 6 milionë euro.

Përfitimi nga buxheti i shtetit dhe i 6 milionë eurove të tjera në fund të dhjetorit të vitit të kaluar e çonte shumën e dhënë nga Rama për vitin 2019 në favor të Rrok Gjokës i kalonte 30 milionë eurot. Ndaj e shtyu thesari lëvrimin e këstit të tretë për rrugën e Arbrit, duke i dhënë për këtë vit firmës “Gjoka” dhe milionat e parë për koncesinin e rrugës, me gjithë rezervat që ka në punime.

“Gjoka 87” u krijua në Prill 2018 nga shoqëria mëmë “Gjoka Konstruksion” e cila fitoi kontratën për Koncesionin Përmirësim, Ndërtim, Operim e Mirëmbajtje të Rrugës së Arbërit.

Kompania fillimisht ka shpenzuar para investim privat, siguruar nga një kontratë kredie me bankën e nivelit të dytë BKT më vlerë 9.5 miliard lekë. Pas përfundimit të disa situacioneve buxheti i shteti ka disbursuar pjesë të investimit.

Ajo që i habit më shumë ekspertët e ekonomisë është fakti se pse i japim rrugët me koncesion përmes PPP-ve, pa garë dhe me shpenzime të mëdha, kur do t’i paguajmë prap nga buxheti po me kaq shumë lekë dhe në kohë rekord?

Do ishte më mirë të bëhej garë dhe paratë të merreshin me kredi e të paguheshin nga buxheti më pas, kostoja del më lirë. Fundja, pavarësisht se koncesioni parashikon që puna të kryhet me paratë që paguan privati, i cili pas një periudhe kohe i merr nga shteti sipas kësteve, sikurse ka ardhur puna këto para po paguhen shpejt dhe pa kriter nga Rama.

Por në kushtet kur një kompanie i jepen 30 milionë euro me shpejtësi që në vitin e parë të punës, me punime të kryera ose jo, atëherë çfarë vlere ka që të jepet me koncesion kjo rrugë.

I vetmi përfitim është i privatit dhe kuptohet edhe i kupolës së qeverisë që ka pjesën e vet në këto shuma marramendëse që jepen për koncesionet e rrugëve pa garë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit