Sipas informacioneve paraprake bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi Turqinë është rënduar.
Nga mediat në Turqi raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 6 deri më tani.
Po ashtu raportohet se numri i personave që kanë mbetur të plagosur ka shkuar në 225 persona.
Me dhjetëra banesa janë shkatërruar. Ekipet e shpëtimit ndodhen në zonat e prekura nga tërmeti dhe po bëjnë të pamundurën.
Gjithashtu është raportuar se një baba është gjetur në rrënoja bashkë me dy fëmijët e tij. Ai i kishte mbuluar fëmijët me trup.