JOQ Albania
Home

Motorola “ngjall” telefonin e parë, sjell super-smartfonin e ri të palosshëm
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 24/01/2020 12:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas vonesave të lançimit, super telefoni i palosshëm i Motorolës, “Razr” më në fund do të hidhet në treg në 6 shkurt për 1,499 dollarë. Porositë nisin në 26 janar.

Razr përbën praktikisht një ripërtëritje të dizajnit klasik dhe ikonik, por sigurisht me një qasje më moderne, pjesë e së cilës është dhe ekrani fleksibël. “Razr” i ringjallur është telefoni i parë i palosshëm i Motorolës.

Koha e lançimit të tij është vendimtare për kompaninë, që po has konkurrencë të fortë sepse thuhet që në shkurt, edhe Samsungu përgatitet të prezantojë krijimin e vet më të fundit të palosshëm në formën e Samsung Galaxy Z Flip.

“Razr” është pak më i lirë se Galaxy Fold, por megjithatë mbetet një pajisje e kushtueshme. Telefoni fillimisht ishte menduar të lançohej pas Krishtlindjeve, por ndërmarrja nuk e arriti dot atë afat dhe e shtyu datën për në shkurt.

***

Burimi: Tomsh|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania