Conor McGregorit i mjaftua vetëm 40-të sekonda për ta nokautuar kundërshtarin e tij, Donald Cerrone, mbrëmjen e s% shtunës duke u rikthyer kështu te fitorja.
Deri këtu, gjithçka në rregull, por "The Sun" shkruan se ka tifozë që mendojnë se ndeshja ishte e trukuar.
Disa tifozë të UFC-së janë shprehur të pabindur me triumfin e shpejtë të Conor McGregorit ndaj Donald Cerrone.
Madje një pjesë e tyre i kanë përdorur rrjetet sociale për të shprehur pakënaqësinë dhe kanë kërkuar kthimin e parave që kanë paguar për të parë nga afër këtë ndeshje.
Ata po mendojnë se gjithçka ka qenë e montuar, për shkak të përfitimeve të mëdha.