Luka Modriç është prej disa muajsh, dëshira e madhe e Interit sa herë që hapet merkatoja. Zikaltërit insistuan shumë edhe vitin e shkuar, por Reali nuk e la të lirë.
Së fundmi, duket se ka ardhur momenti ideal dhe drejtuesit e Interit janë gati për ta mbyllur me sukses këtë marrëveshje.
“Sport” shkruan se tani lojtari mund të largohet nga Reali i Madridit më lehtë krahasuar me një vit e gjysmë më parë, duke konsideruar 35 vitet që do të mbushë në vitin 2020 dhe kontratën që i skadon në 2021- shin.
“Galaktikët”, vijon i njëjti burim, do të dëgjojnë Interin qershorin e ardhshëm dhe mund të marrin në shqyrtim opsionin për ta lënë të lirë. Në fundin e sezonit, Modric me shumë mundësi do i bashkohet Interit.