Ndarja nga jeta para kohe e aktorit Xhevdet Ferri është një humbje madhe për skenën shqiptare.
Ai u përcoll ditën e sotme në banesën e fundit. Të pikëlluar janë familjarët e tij dhe kolegët me të cilët, ai punoi.
U përfol se aktori vuante nga një sëmundje e rëndë, por kjo gjë është sqaruar nga vajza e aktorit Bora Ferri. Në një postim në rrjetet sociale, ajo e ka pranuar se i ati ka kaluar një sëmundje të rëndë të cilën e kishte mposhtur me sukses.
Aktori është ndarë nga jeta prej një insuficience të rëndë pulmonare, të cilën nuk mundi ta mposhte. Largimi i tij para kohe nga jeta, ka lënë një dhimbje të madhe pas.
Të shumta kanë qenë reagimet e miqëve të tij aktorë që kanë reaguar të hidhëruar.