Bilanci për personat që kanë humbur jetën gjatë vitit 2019 në aksidente rrugore është tragjik.
Sipas të dhënave në rrugët shqiptare kanë humbur jetën 227 persona.
Një nga zonat ku regjistrohet numri më i madh i aksidenteve është rrethrrotullimi i TEG-ut. Vetëm tre muaj më parë aty janë regjistruar 7 aksidente me pasoja fatale.
Zonë tjetër ku rregjsitrohen shumë aksidente është edhe rrethrrotulli i Kolonjës, ku në dy muaj të 2019-ës , aty janë regjistruar 5 aksidente me pasoja fatale.
Sipas specialistëve infrastruktura e shumë rrugëve në vendin tonë, lë shumë për të dëshiruar. Në disa rrugë në Shqipëri mungon edhe sinjalistika rrugore.