“Këshilli i ndrikullave” PD-PS-LSI po aktron përsëri; marrëveshja zgjedhore, është kopje e pazarit të 9 marsit 1997

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.01.2020, 21:03

Janë të njëjtat parti-familje e persona; është e njëjta lojë e përsëritur 17 herë në 23 vitet e fundit/ Vota e lirë dhe e barabartë, u përdhos e gjakos, më 26 maj 1996 nga Sali Berisha; u shtrua në dajak policor e u përgjak nga Ilir Meta, në zgjedhjet lokale të vitit 2000 në Tropojë me vrasjen e Syl Lushaj; u zhduk edhe nga Kushtetuta, më 24 prill 2008 me pazarin Berisha-Rama; ndërsa tani, “këshilli i mafies politike” Berisha, Meta, Rama, Basha, ka nxjerr në skenë disa “tellallë”, për t’u lexuar shqiptarëve të njëjtin “trakt” demagogjik

Se përse e ulën “hundën” krerët e PD-LSI dhe u ulën në tavolinë me Gjiknurin; duke iu gjunjëzuar kreut të PS, Edi Rama, të cilësuar prej tyre si “tradhëtar, hajdut e kriminel”; kjo nuk do sqarime, mbasi nuk është histori e re, por moral i vjetëruar i krerëve të politikës shqiptare, shkruan "pamfleti.net".

Nisur prej këtij realiteti, me pozicion 30 vite kthim mbrapa e degradim të votës së lirë; shqiptarët nuk duhet të komentojnë në ”FB”, pse u takuan “çerat” e PD PS e LSI; por duhet të shqetësohen, për faktin se edhe ky takim e betim për votë të lirë, është vazhdim i lojës së tyre.

Nëse edhe në këtë pazar të pas 30 viteve tranzicion; janë të njëjtët persona, që na kanë shkatërruar si vend e popull; edhe teskti i marrëveshjes së 14 janarit 2020, është kopje e 17 marrëveshjeve e 12 komisione-reformave zgjedhore, që PD, PS, LSI kanë bërë 23 vitet e fundit.

Mos u çuditni, por 7 pikat për reformën zgjedhore; për të cilën gjoja janë ulur PD-PS-LSI; janë si 7 pikat e marrëveshjes, që PD-PS kanë bërë më 9 mars 1997; kur pas vjedhjes që u bënë shqiptarëve, e zjarrit që i vunë Shqipërisë, duke shkelur mbi 3 mijë viktimat e luftës shtet-popull-banda; u puthën dhe firmosën pazarin.

Në marrëveshjen e 9 marsit 1997, duke përdorur zgjedhjet e 26 majit, si “njollë të zezë krimi shtetëror” të pushtetit të Sali Berishës; PS kërkoi të krijohej “Qeveria kalimtare” (Fino); e të bëhej reforma për të garantuar zgjedhje të rregullta.

Marrëveshja PD-PS e 9 marsit 1997, kërkoi konsultim dhe prezencë të OSBE/ODIHR”, për reformën zgjedhore, që të garantohej vota e lire; po kështu dhe marrëveshja PD-PS-LSI e 14 janarit 2020, kërkon të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR” e në prezencë të tyre.

Më 9 mars 1997, u krijua Këshilli e Përbashkët Ndër-partiakë; që reforma, të ishte gati më 30 maj 1997, për zbatim në zgjedhjet e 29 qershorit 1997; ndërsa me marrëveshjen e 14 janarit 2020; u krijua Këshillin Politik, që do hartojë Reformën Zgjedhore brenda 15 marsit 2020.

Gjithë plagët zgjedhore të para 23 viteve, janë prezent dhe në pazarin e e sotëm PD-PS-LSI:

– mos ndërhyrje e policisë në zgjedhje, në qëndra votimi e numërimi; – ndalimi i dhunës policore në fushatë elektorale. – ndalimi dhe ndëshkimi i shit-blerjes, manipulimit e vjedhjes së votës; – ndalimi i presionit të pushtetit, mbi administratën dhe votuesit e opozitës. – numërimi transparent i votave, me prezencë të çdo partie politike. – ndalimi i kriminelëve në qendrat e votimit; – mos-përdorimi i logjistikës e financave shtetërore në fushatë.

Madje, si atëherë, po kërkohet edhe qeveri kujdestare 3 mujore, me status e përbërje pozitë-opozitë, tipik si “Qeveria e Pajtimit Kombëtar-Fino”, krijuar me ministra të PD, PS etj. Këtë “pajtim” e bënë dhe tani, pas 1 viti kaos publik, shkatërrim të vendit e bllokim të negociatave; duke na e servirur si “marrëveshje moderne”, në interes të popullit e Shqipërisë.

A mund të besohen më, “ujqërit” e vjetër Berisha, Meta, Rama, Basha; që po dalin e përbetohen për ndershmëri, të ri-veshur përsëri me “lëkurë qingji”?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit