Partitë e Luginës bashkë në zgjedhje? Mustafa përgënjeshtron Gent Cakajn: Është si kalama

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.01.2020, 20:17

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj mesa duket vijon të kritikohet dhe të quhet 'kalama' nga shumë analistë, politikanë, gazetarë dhe jo vetëm. Ndërkohë, ditën e djeshme, Cakaj njoftoi unifikimin e partive shqiptare në Luginën e Preshevës për të kandiduar me një listë të vetme në zgjedhjet e parlamentare në Serbi.

Por ajo që u vu re ishte mungesa e Ragmi Mustafës, i cili është kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare të Luginës së Preshevës. Ky fundit ka reaguar me anë të një lidhje direkte me studion e RTV Ora.

Ai nuk ka kursyer kritikat ndaj Cakajt, të cilin e konsideron 'kalama' dhe thekson se gjithçka ishte mashtrim.

Mustafa tha:

Ishim në takimin e Cakaj me 22-23 dhjetor. Madje tërë ditën me 25 dhjetor dhe e kam vënë në dijeni për qëndrimin e PDSH se në këto zgjedhje nuk mund të shkohet në parlamentin serb sepse vetë serbët, opozita serbe akoma nuk ka vendosur nëse do të futet apo jo në zgjehdje. Kjo nguti nga një Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, kushtimisht "një kalama" të nxitohet që të unifikojë nuk është në rregull. Bashkim të vërtetë nuk ka pasur. Në këto kushte dje nga radhët e PDSH-së, një parti 30 vjeçare, nuk kemi qenë të ftuar vetëm se mendojmë ndryshe. Po bëjnë lojë të ngjashme me modelin e Vuçiç dhe politikës serbe me serbët e Kosovës. Por ata bëjnë dhe investim shumë të madh. Në Luginë të Preshevës as nuk ka pasur dhe as nuk do ketë ndikim të fuqishëm të qeverisë shqiptare te shqiptarët e Luginës së Preshevës që të jenë të barabartë dhe të lirë. Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë të banuara me shumicë shqiptarët autoktonë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit