Publicisti Demalia, akuza të forta: Lali Eri si i fortë në kërcënimin e medias

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.01.2020, 19:06

Publicisti Ilir Demalia ka publikuar një postim në rrjetin social 'Facebook', ku i është hakërryer Erion Veliajt, duke i bërë një akuzë mjaft të madhe. Ai shkruan se Lali Eri po kërcënon mediat duke përdorur Ambasadën Amerikane.

Më tutje, publicisti thekson se për këtë akuzë të fortë ka fakte që do të bëhen të njohura së shpejti si inçizime dhe mesazhe. Më tutje, ai bën edhe pyetjen se ku gjen fonde Lali Eri që paguan shkruesit për të mos botuar për të?

Sipas tij, ambasada Amerikane duhet të marrë masa urgjente që mos të lejojë që të përdorohet nga Lali Eri dhe mafiozët e Lali Erit, për kërcënimin e medias së lirë në emër të Amerikës.

Postimi i plotë i Demaliajt:

Lali Eri si i fortë në kërcënimin e medias

Prej shumë kohësh Lali Eri ka kompromentuar gjithmonë e më shumë median dhe gazetarët, duke i kërcënuar me gjoba, me kontrolle financiare, me të fortët që i përdor dhe në fushatë, tipike veprime të një mendesie mafioze në shtetin mafioz të Rilindjes dhe Bashkisë së Tiranës. E vërteta është që shumicën i ka vënë përfund, deri në atë pikë, sa nuk kanë më problem Ramën kryeministër, por Lali Erin. Këtë e di për fakt, kur ka pasur raste që gazeta që më botojnë akuza për Ramën, kur vjen puna për Lali Erin, nuk botojnë, dhe shkruesve i thonë se nuk mund të publikojnë për Lali Erin, pasi nga Lali marrin fonde.

Pyetja e parë që lind, nga i merr këto fonde Lali Eri?! Në qoftë se përdor taxat e Bashkisë, për të korruptuar mediat, atëherë, kjo nuk është vetëm imorale, por edhe kriminale që duhet te dënohet duke filluar hetimi ndaj finacave të Bashkisë për shpërdorim në mbylljen e Medias së lirë! Këtu del qartë dhe gjithë fallsiteti i Reformës në Drejtesi si mungesë dhe mosfunksionim i drejtësisë, dhe jo vetëm, por edhe në shërbim të pushtetit kriminal. Në një kohë që taxat duhet të jenë në sherbim të qytetarëve të Tiranës dhe qytetit Tiranës, të cilin Lali Eri e ka shkatërruar në pakthyeshmëri me mafian e ndërtimit nga ku merr dhe burimet financiare si shpërblim të punëve dhe lejeve të ndërtimeve që i jep kësaj mafie, dhe këta arrijnë pastaj me të fortë rrugësh kontraktojnë vrasës me pagesë dhe kërcënojnë jo vetëm gazetarët, por edhe pronarë mediash, për investigimet që i bëjnë këto media të pakta që numërohen me gishtat e njërës dorë si të pavaruara.

Përpos kësaj Lali Eri, i kërcënon këto media edhe në emër të Ambasadës Amerikane dhe shtetit Amerikan. Për këtë ka fakte që do të bëhen të njohura së shpejti si inçizime dhe mesazhe.

Kjo është e dënueshme. Ambasada Amerikane duhet të marrë masa urgjente që mos të lejojë që të pëdorohet nga Lali Eri dhe mafiozët e Lali Erit, për kërcinimin e medias së lirë në emër të Amerikës. Nuk është i vetmi politakan mafioz që përdor Ambasadën Amerikane dhe Amerikën për të mbulluar pislliqet e tyre dhe mbyllur gojën fjalës së lirë.

Ambasada Amerikane dhe institucionet amerikane duhet të prononcohen sa më shpejt për këtë mashtrim që bënë Lali Eri, duke i thënë gazetareve dhe pronarë mediash, – Unë kamë edhe çunat e rrugës Elbasanit që do të ja u nxinë jetën! Që kurë çunat e rrugës Elbasanit qënkan nën juriduksionin e Lali Erit?!!

Televizioni ORA ka filluar një investigim për rrugët në Tiranë, koston dhe cilësinë e tyre dhe mënyrën si janë marrë këto rrugë nga këto kompani mafioze nga Bashkia. Kjo e ka tërbuar Lali Erin.I cili tashmë ka filluar një hakmarrje të hapur me gazetarë të ORA Neës dhe pronarin e saj për ti mbyllur gojën. Në qoftë se Lali Eri është indershëm, përse tërbohet për investigimin e ORA Neës?!!! Fundja kjo është detyra e gazetarit dhe gazetrisë dhe jo portvoçe të Lali Erit, Rilindjes apo kujdo pushterti dje-sot dhe nësër.

Kaq për sot Lali Erit se të tjera lajmë do të ketë edhe përtej OQEANIT

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit