Policia e Lleshit shpalos talentin në dhënien e makinës, patrulla ecën 500 metra “indietro” në mes të Tiranës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2020, 18:34

"Perla" e lëshuar nga goja e Sandër Lleshit sot në një takim mbi sigurinë rrugore, shkaktoi "tërmet" në rrjetet sociale, por jo vetëm.

Teksa po fliste për aksidentet rrugore, ministri "rilindas" theksoi se përgjegjësi për këtë gjë do të mbajnë autoshkollat, ku shoferët që shkaktojnë aksidente kanë kryer kursin.

Kjo deklaratë e papritur e Lleshit, por e pritshme, pasi kampi "rilindas" njihet për prodhimin e "perlave" të tilla, la të habitur edhe të pranishmit në takim, ku një prej tyre i tha se patentat nuk jepen nga autoshkollat, por nga Drejtoria e Rrugëve, e cila është në varësi të plotë nga Ministria e Infrastrukturës.

Mesa duket, Lleshi nuk e ditka që patentat nuk jepen nga autoshkollat. Të shumtë ishin dhe qytetarët që i treguan vendin ministrit të "Rilindjes".

Një prej qytetarëve dërgoi një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku ndër të tjera shprehej se "autoshkolla nuk mund të edukojë për një muaj një person, që është ç'edukuar në mënyrë sistematike ndër vite nga një sistem arsimor i dështuar".

Pak orë më parë në redaksinë e JOQ Albania mbërriti një video, ku policët e Lleshit kalonin në korsinë e autobuzëve, pa e prishur aspak terezinë dhe pa asnjë emergjencë, thjesht për pak "tangërllëk".

Së fundmi një tjetër rast ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku shpaloset dhe njëherë "tangërllëku" i policëve të Lleshit në timonin e makinave të reja tip "Golf 7".

Qytetari që ka dërguar videon shprehet se një automjet i policisë rrugore, ka ecur për gati 500 metra indietro në afërsi të ish-Zogut të Zi në Tiranë.

Të kishte qenë ndonjë drejtues tjetër mjeti dhe të ecte për një distancë kaq të gjatë mbrapsht, më e pakta do të ishte një gjobë e majme.

Po në këtë rast dhe rastin e denoncuar pak orë më parë, a duhet që autoshkolla të mbajë përgjegjësi për "tangërllëkun" e policëve të Lleshit? Kush ia ka dhënë patentat policëve të Lleshit, apo duhet që vetë ministri të mbajë përgjegjësi për ministrat që ka firmosur në detyrë? Kur është vetë Policia Rrugore që shkel rregullat e qarkullimit, çfarë duhet të presim nga drejtuesit e tjerë të automjeteve?

Mesa duket, deklarata e Lleshit paska qenë për hequr përgjegjësinë nga vetja për policët që thyejnë rregullat e qarkullimit rrugor, për t'ua atribuar përgjegjësinë autoshkollave, pavarësisht se nuk janë ato që lëshojnë patentat.

Sa absurde, aq edhe qesharake, por kjo është logjika e ministrit të "Rilindjes", Sandër Lleshi.

Mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Kush autoshkoll ka dhen kte patent pyeteni pak ministrin Lleshaj. Kjo video esht ber ne hyrje te tiranes ne afersi tek zogu i zi, mbi 500 metra ka ec indjetro kshu. Golf 7 nga makinat e reja nje polic i ri rreth 30 vjec. Faleminderit"

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit