Gjykata vijon me “zemërgjerësinë” e saj, liron katër të arrestuarit për 3.4 milionë eurot në “Toyota Yaris”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2020, 17:24

Pas lirimit nga burgu të ish-anëtarit të Bandës së Durrësit, Endrit Dokle dhe të akuzuarit për atentatin me snajper në burgun e Vaqarrit, Ergys Kolaveri, gjykata ka marrë një tjetër vendim të bujshëm.

Raportohet se Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë katër të arrestuarit për rastin e 3.4 milionë eurove të sekuestruara në makinën tip "Toyota Yaris" dy vite më parë.

Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "detyrim paraqitje" për të dënuarit.

Gjykata ka vendosur ‘Detyrim Paraqitje’ për kushërinjtë e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Elvis dhe Alfred Vladin, për babë e bir Edi Lika dhe Klevi Cani, Alban Mollaymeri të akuzuar për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe për Agim Çekajn, i akuzuar vetëm për armbajte paleje.

Kujtojmë këtu se në 24 qershor 2018, u sekuestruan 3.4 milionë euro cash, të fsehura në bagazhet e dy makinave "Toyota Yaris", të cilat po transportoheshin me trajler nga Belgjika.

Asokohe u arrestuan katër persona dhe u shpallën në kërkim dy kushërinjtë, Elvis dhe Alfred Vladi.

Ata dyshohet se ishin porositësit e ngarkesës së sekuestruar, që ishte nisur nga Gjermania, përmes linjës së trageteve Ancona-Bari.

Ndërkohë në këtë çështje u përfol edhe emri i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili u akuzua nga opozita si i përfshirë në këtë rast.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit