Detaje rrëqethëse nga zjarri në Laç, 2-vjeçari që humbi jetën u gjet i strukur poshtë divanit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.01.2020, 17:05

Një ngjarja tragjike ndodhi pasditen e sotme në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku një vogëlush 2-vjeçar humbi jetën nga flakët që përfshinë banesën ku ai jetonte me prindërit.

2-vjeçari u gjet i pajetë në ambientet e brendshme të banesës nga forcat e policisë dhe të shërbimit zjarrfikës.

Mësohet se vogëlushi ka qenë duke u ngrohur në një sobë që ishte ndezur në një dhomë të improvizuar në kasollen e lopës.

Sipas asaj që raporton "Fax", fëmija ishte asfiksuar nga tymi, pasi rreth sobës kishte disa mbeturina të cilat morën flakë, nga pakujdesia e prindërve të tij.

Zjarrfikësit e gjetën vogëlushin 2-vjeçar të strukur poshtë divanit. Trupi i tij i pajetë u dërgua në morgun e spitalit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Dyshohet se prindërit kanë ndezur zjarrin dhe nga pakujdesia e tyre kanë marrë flakë edhe mbeturinat, që sollën vdekjen e 2-vjeçarit.

Familjarët ndodheshin jashtë në momentin kur ra zjarri. Ata panë tymin që po dilte nga dritarja, por e patën të pamundur për ta shpëtuar të voglin.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 15:00, në banesën e shtetasit H.C., banues në Sanxhak, Kurbin, ka rënë zjarr, ku pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë dhe zjarrfikëses, në ambjentet e brendshme të banesës është konstatuar trupi i pajetë i një të mituri, 2-vjeçar. Nga veprimet e para hetimore rezulton se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegies. Në vendngjarje grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Foto ilustruese

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit