Pak më parë u raportua se një banesë u përfshi nga zjarri në fshatin Sanxhak të Kurbinit, ku mbeti i asfiksuar një fëmijë.
Së fundmi, një lajm i trishtë vjen nga kjo zonë, nga ku mësohet se fëmija 2-vjeçar ka ndërruar jetë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kurbinit, ndërsa vogëlushi është gjetur i pajetë në ambientet e brendshme të banesës.
Burime nga policia bëjnë me dije se fëmija ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë dhe djegieve që ka marrë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Zjarri ndodhi në banesën e shtetasit, Hakik Çoku.
Njoftimi i Policisë: