Policia britanike ka shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë, të cilët akuzohen për vrasjen e një ish-snajperisti kurd në Hartlepool.
Bëhet fjalë për 23-vjeçarin, Qazim Marku dhe 28-vjeçarin, Eugert Merizaj.
Ata dyshohet se qëlluan për vdekje ish-snajperistin 30-vjeçar, Hemwand Ali Hussain, në një shtëpi në rrugën Charterhouse, Hartlepool, më 15 shtator të vitit të kaluar.
Ali Hussain kishte shërbyer si snajperist në ushtrinë kurde në luftën kundër ISIS.
Të rinjtë shqiptarë janë shpallur në kërkim nga Policia e Cleveland.
Policia e Cleveland tha se shtetasit shqiptarë Qazim Marku, 23 vjeç dhe Eugert Merizaj, 28 vjeç, janë në kërkim në lidhje me hetimin e vrasjes.
Një zëdhënës i Policisë së Cleveland tha se dy shqiptarët dyshohen se kanë lidhje me krimin e organizuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Boltonin, Sheffield dhe Londrën.
Zyrtarja e Policisë, Sarah Robinson tha:
Të akuzuar për vrasjen e ish-snajperistit Hussain janë katër persona, të cilët presin të dalin në gjyq.
Burimi: BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania