Vangjeli: Rekordin e kam arritur me 14 fjalime/ Shehi e ironizon: A e kanë paguar pa?

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.01.2020, 01:23

Lorenc Vangjeli gjatë një interviste ka thënë se rekordin e ka arritur kur ka mbajtur 14 fjalime. Këtë gjë ai e ka thënë gjatë emisionit ‘Opinion’.

Më pas ka reaguar Dashamir Shehi, i cili me nota ironie e ka pyetur në e kanë paguar.

Po ashtu Shehi më pas ka thënë se Vangjeli nuk duhet të ankohet nëse është paguar dhe nëse e ka bërë për shoqëri është gjë tjetër.

Kurse Fevziu ka pyetur se sa është kostoja për një fjalim.

Pjesë nga biseda:

Lorenc Vangjeli: Rekordin e kam arritur me 14 fjalime në një seancë. Po ishin edhe PD edhe PS.

Dashamir Shehi: A e kanë paguar pa?

Armand Shkullaku: Duhet të sqarojë një gjë se nëse i bën për këtë parlament tani atëherë del keq Lenci.

Lorenc Vangjeli: Jo për këtë mo jo për këtë.

Dashamir Shehi: Nëse të paguajnë mos u anko nëse e ke bo për shoqni është tjetër punë.

Blendi Fevziu: Sa është kostoja për një fjalim….

Lorenc Vangjeli: Ishin dy gjëra që më bënin mua ta bëja një gjë të tillë, miqësia kisha njerëz që doja realisht ti ndihmoja dhe dëshira për tu tallur…

Kujtojmë këtu se Dashamir Shehi ëhstë një ndër figurat më të njohura kritike kundër qeverisë Rama.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit