Skandali i Dritan Dajtit dhe shkarkimi i drejtorit të burgut, Berisha: U bënë me urdhër të Ramës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.01.2020, 22:45

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka komentuar mbrëmjen e sotme me anë të një shkrimi në rrjetin social 'Facebook', skandalin e bujshëm, që ishte pikerisht shoqërimi i Dritan Dajtit në një klinikë private. Si të mos mjaftonte vetëm kaq, u bë e mundur edhe shkarkimi i drejtorit të burgut të Peqinit.

Berisha thekson se të gjitha lëvizjet janë bërë me urdhër të Ramës, kjo për faktin për të mbuluar skandalin që bëri vetë. Më tutje, ai shkruan se drejtori i Peqinit deklaroi me zë dhe figurë se ky veprim ishte kryer me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Brugjeve.

"Miq, keta jane horra dhe superhorra. Drejtori i pergjithshem i burgjeve zbatoi thjesht urdherin direkt te Edvin Dajtit, te cilin sigurisht ja percollen per zbatim ndrikull Gjoni ose Don Agaçio", thekson Berisha.

Postimi i plotë

Te pabese dhe kriminele me te rrezikshem se sa ata qe jane ne burg!

Miq, drejtori i burgut te Peqinit u shkarkua nga puna se nxori nga burgu dhe solli ne Bllok vrasesin serial te kater oficereve te policise, mikun per koke te Edvin Mafise, Dritan Dajtin, te cilit kreu i meduzes i zevendesoi me urdher denimin perjete me 25 vite burg dhe urdheroi SPAK-un e tij qe te pushoje hetimin e gjykatesve qe dhane kete denim. Drejtori i Peqinit deklaroi me ze dhe figure se veprimi kriminal i favorizimit te vrasesit serial, mikut te ngushte te kreut te meduzes ishte kryer me urdher te drejtorit te pergjithshem te burgjeve dhe se ai thjeshte kishte zbatuar urdherin. Drejtori nuk tregoi nje shkrese por ai solli si prove te pakundershtueshme faktin se vrasesi serial Dajti ne udhetimin e tij panoramik ishte shoqeruar pikerisht nga forcat e drejtorise se pergjithshme, te cilat levizin dhe marrin urdher nga askush tjeter vetem nga drejtori i pergjithshem!

Miq, keta jane horra dhe superhorra. Drejtori i pergjithshem i burgjeve zbatoi thjesht urdherin direkt te Edvin Dajtit, te cilin sigurisht ja percollen per zbatim ndrikull Gjoni ose Don Agaçio. Prandaj dhe atij nuk mund ti hyje ferra ne kembe. Keshte qe per te dale nga skandali Dritan Dajti, Edvin Dajti pafytyrsisht dhe ne nje akt banditesk amoral e te pabese shkarkuan nga detyra drejtorin e Burgut te Peqinit!

Bandite qe jane te afte per çdo gjeme dhe jane me kriminel se sa ata qe mbajne ne qeli! sb

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit